Site icon Telegrafi

Qëndroi “pip” në maje të shtyllës mbi 35 orë (Video)

Iluzionisti amerikan David Blaine mbante rekordin për qëndrimin në maje të kullës me 35 orë në New York më 2002, duke vendosur atëbotë rekordin të cilin tash Hezi e ka thyer.

Izraeliti është ngjitur në maje të shtyllës me vinç dhe derisa qëndronte në maje të saj, as nuk ka pirë e as nuk ka ngrënë asgjë.

Kur theu rekordin e rezistencës, ai u hodh në kutitë e kartonit të cilat ishin vendosur nën kullë dhe me këtë i dha fund përpjekjes së tij mbinjerëzore. “Ishte shumë e vështirë. Por dëshiroj të them vetëm një gjë – asgjë nuk është më i fortë se vullneti i njeriut”, tha Hezi Dayan. /Telegrafi/

Exit mobile version