Telegrafi

Qëndroi për 52 orë nën rrënoja dhe priste ndihmë, ekipet e shpëtimit nxjerrin të gjallë 8-vjeçarin nga Turqia

Akoma është duke vazhduar me intensitet të shtuar operacioni i kërkim-shpëtimit në Turqi dhe Siri, vende këto që javën e kaluar u goditën nga një tërmet shkatërruese.

Si pasojë e këtij tërmeti humbën jetën afro 12 mijë persona, kurse të lënduar ka me dhjetëra mijëra në të dyja vendet, transmeton Telegrafi.

Sipas ekspertëve, numri i viktimave mund të shkojë deri në 20 mijë, kurse ekipet e shpëtimit kanë arritur ta nxjerrë të gjallë nga rrënojat një djalë 8-vjeç i identifikuar si Yigit.

Lexo po ashtu Deklarata skandaloze e përfaqësuesit të Dumës ruse për tërmetin që goditi Turqinë e Sirinë: Nuk jemi Kryqi i Kuq, nuk mund t’i ndihmojmë të gjithë

Ai kishte qëndruar nën rrënojat e ndërtesës së shembur për plot 52 orë – duke pritur ndihmën e autoriteteve turke.

Yigit Cakmak kishte mbetur nën rrënoja të ndërtesës në qytetin turk Hatay, e pasi e nxorën të gjallë, atë e përqafoi e ëma që nuk mund të ndalte lotët e gëzimit. /Telegrafi/