Site icon Telegrafi

Qëndroi për 17 orë nën beton, ndërron jetë i riu në Thumanë, shkon në 23 numri i të vdekurve

Është shënuar një tjetër viktimë në Shqipëri nga tërmeti i sotëm, që e ka çuar në 23 numrin e personave të vdekur.

Pasi kishte qëndruar për 17 orë nën rrënoja me ndihmën e popmës së oksigjenit, autoritetet lokale kishin shpresuar se i riu mund të nxirrej i gjallë nga aty.

Por, i riu, mbiemri i të cilit është Çuka, ka ndërruar jetë pasi një copë e betonit i kishte zënë pjesën e gjymtyrëve prej 17 orësh, shkruan BallkanWeb.

Ai po ashtu ka komunikuar edhe me ekipet e shpëtimit, duke i thënë se nuk i ndjente pjesët e poshtme të gjymtyrëve, dhe para pak minutash ai ka ndërruar jetë.

 

Exit mobile version