Një burrë në qytetin Cumbria të Anglisë, i kishte kaluar plotë 14 orë i varur me kokë poshtë në maje të një oxhaku mbi 80 metra të lartë.
Por edhe përkundër përpjekjeve të shumta të ekipeve emergjente për ta shpëtuar, ai raportohet se ka ndërruar jetë, transmeton Telegrafi.
Zjarrfikësit, policët, ekipet emergjente dhe rojat bregdetare ishin munduar ta shpëtojnë duke përdorur helikopter, por burri rreth të 50-ve që kishte ngecur i varur në oxhak, ka ndërruar jetë pak minuta para përfundimit të misionit për shpëtim.
Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia angleze kishte parë burrin me bluzë pa mëngë duke qëndruar me kokë poshtë i varur në oxhak. E deri më tani nuk dihet se si ky burrë kishte përfunduar në oxhak.
https://www.youtube.com/watch?v=hmSQ7bogxw8
“Ekipi mjekësor që ishte në vendin e ngjarjes konfirmoi vdekjen e burrit rreth orës 16:46. Policia kishte pranuar një telefonatë për këtë incident rreth orës 02:20, kurse ekipet emergjente u detyruan të angazhojnë edhe agjenci tjera”, ka deklaruar Matt Kenerly, drejtor i policisë në Cumbria.
https://www.youtube.com/watch?v=th7H5PKzuug
Ai gjithashtu bërë të ditur se kanë filluar hetimet, për të konstatuar se si kishte përfunduar në maje të oxhakut. Kujtojmë që ky oxhak është ndërtuar në vitin 1836 dhe asokohe konsiderohej si më i madh në Britani. /Telegrafi/