Telegrafi

Qëndroi në kënetë për tri orë, shkrepi imazhin kur një insekt e zhveshi lëkurën e vjetër (Foto)

Andrew Fusek Peters ka qëndruar për tri orë në një kënetë në Shropshire të Anglisë, që të shkrepë imazhin e përkryer të një procesi të përvitshtshëm të një insekti.

Fotografi 54-vjeçar, regjistroi momentin e përkryer kur një pilivesë zhveshi lëkurën e vjetër dhe e la të kapur në degë, ndërsa hapi krahët që të fluturonte sërish, transmeton Telegrafi.

Këto insekte janë shumë të rralla në Britani të Madhe, pasi janë rikthyer më 2010, ndërsa 95 për qind e popullatës së tyre është zhdukur.

Meqenëse janë shumë të rralla, regjistrimi i momentit kur e zhveshë lëkurën një e tillë, është shumë vështirë i realizueshëm. /Telegrafi/