Cade Huckabay nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara, e ka rruar kokën për herë të parë dhe ka dalë të punonte në fushë, nën rreze të forta dielli.
Për pasojë, balli tij ka marrë djegie të shkallës së parë dhe i është ënjtur në masë të madhe, transmeton Telegrafi.
“Ndihesha si tullumbace që po fryhet, nuk mund të bëja asgjë për ta ndaluar. Kur e shtypa me gisht, mbeta me vrimë në ballë”, ka thënë Huckbay lidhur me rastin me të cilin po mahiten me familjarët dhe miqtë. /Telegrafi/