Telegrafi

Qëndroi i gjallë nën rrënoja për tri javë, kamerat filmuan mrekullinë në Turqi – kalin e nxorrën shëndoshë e mirë

Ekipet e shpëtimit në Turqi nën mbikëqyrjen e një veterineri, kanë arritur ta nxjerrin nga rrënojat një kali që i kaloi 21 ditë i ngujuar në ndërtesën e rrënuar në Adiyaman.

Videoja e shpëtimit të kalit është publikuar nga ministria turke e Bujqësisë dhe Pylltarisë, transmeton Telegrafi.

Kafsha është nxjerrë nga një terren tejet i vështirë, e pas kontrollit të veterinerit që konstatoi se kafsha nuk ka pësuar lëndime serioze, i është rikthyer pronarit.

Lexo po ashtu Shokon arkitekti: Tërmeti nuk i vret njerëzit, por këtë e bëjnë objektet e dobëta - Turqia ishte "paralajmëruar" që moti për ndërtimin e tyre

Në Hatay ndërkohë është hapur një spital fushor për kafshët e shpëtuara. Dhjetëra vullnetarë janë duke kërkuar kafshët shtëpiake të shumë qytetarëve që nuk dinë asgjë për to.

Kujtojmë që Turqia më 6 shkurt u godit nga dy tërmete shkatërruese, ku si pasojë kanë humbur jetën mbi 44 mijë persona. /Telegrafi/