Site icon Telegrafi

“Qendro në shtëpi, qëndroni të sigurt” – Harry Styles shet bluza me mbishkrim për të ndaluar përhapjen e COVID-19

Harry Styles (Foto: Christopher Polk/Getty Images for iHeartMedia/Guliver)

Artistë të ndryshëm botërorë janë duke i shfrytëzuar mundësitë e tyre për të ndihmuar kundër përhapjes së pandemisë coronavirus.

Është këngëtari Harry Style përmes shitjes së disa bluzave në faqen e tij që po pretendon  të mbledhë sa më shumë para të jetë e mundur, shkruan Daily Mail.

Në faqen e tij tashmë janë në dispozicion bluzat në vlerë prej 26 dollarë dhe të gjitha fitimet do të jenë të përkushtuara për të luftuar COVID-19.

“100 për qind e fitimeve do t’i dhurohen Fondit të Reagimit të Solidaritetit COVID-19 për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, të mbështetur nga Fondacioni i KB”, shkruan në faqen e tij.

Bluzat në shitje u kujtojnë të gjithëve se çfarë duhet të bëjnë në mënyrë që të ndihmojnë në pengimin e përhapjes së virusit, i cili tashmë ka përfshirë globin.

26-vjeçari së fundmi kishte njoftuar se ishte bllokuar në Kaliforni, pasi nuk ishe në gjendje të fluturonte për në shtëpinë e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version