Qëndrimi ulur rrit rrezikun nga sëmundjet e zemrës pas menopauzës te femrat e moshuara dhe te ato me peshë të madhe trupore
Shkencëtarët nga Universiteti i Arizonës theksojnë se rreziku rritet proporcionalisht me kohën e kaluar në pozitën ulur, transmeton Telegrafi.
Theksohet që çdo orë më shumë e qëndrimit ulur në ditë krijon 6 për qind mungesë insuline dhe ndikon në rezistencën e insulinës mesatarisht 7 për qind.
Njëra ndër autoret e studimit, profesoreshë Dorothy D. Sears, zbulon se femrat me prejardhje hispanike bëjnë pjesë posaçërisht në grupin e lëndueshëm, sepse te to më së shumti janë të shprehura pasojat e qëndrimit ulur shumë gjatë ditës, në pleqëri, për shkak të problemeve shëndetësore…
Femrave të moshuara dhe atyre me peshë të madhe trupore u rekomandohet aktivitet i lehtë fizik: shëtitje, shtrirje të lehta, ushtrime të vogla…
/Telegrafi/