Telegrafi

Qëndrimi ulur nuk e shkurton jetën, por…

Një studim i zhvilluar në Britaninë e Madhe bazuar në 5000 persona të ndjekur për 16 vite, ka zbuluar këtë fakt.

Nga analizat shëndetësore të 3720 meshkujve dhe 1412 femrave, të bëra pos 16 vitesh vëzhgim, u zbulua se qëndrimi ulur qoftë në punë apo në shtëpi, nuk ndikon në shkurtimin e jetës.

Të dhënat e studimit të publikuara në revistën shkencore, “International Journal of Epidemiology”, thonë se problemi qëndron në pasivitetin pas pune dhe në lëvizshmërinë.

Studiuesit e Universitetit të Exeter dhe University College në Londër, nënvizojnë se për të reduktuar vdekshmërinë, pavarësisht qëndrimit ulur, mjafton të inkurajohen të jenë fizikisht aktiv, duke alternuar rregullisht stërvitjen me qëndrimin në një vend.