Nëse qëndroni ulur në tavolinë gjithë ditën ose qëndroni duke shikuar televizorin, ju mund të bëheni budalla, thonë shkencëtarët.
Studiuesit kanë zbuluar se personat që çojnë një jetë të tillë kanë një zonë më të vogël në tru për formimin e memories.
Studimi i Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos tërheq vërejtjen rreth qëndrimit ulur për një kohë të gjatë. Kjo mund të shkaktojë sëmundje të zemrës, diabetin, forma të shumta të kancerit dhe vdekje të parakohshme.
Studimi i ri, në të cilin morën pjesë 35 vullnetarë, sugjeron e qëndrimi ulur për një kohë të gjatë, mund të rrisë rrezikun nga demenca.
Personat me stil jetese më dembele kanë më pak materie të hirtë se sa ata që shkojnë në ushtrime të rregullta, joga, ose që ngasin biçikletë, transmeton KosovaPress.
Dështimi i funksionit të kësaj zone të trurit është treguar të jetë një shenjë e hershme e sëmundjes Alzheimer te personat e moshës së mesme dhe të moshuarit.
Studimi është publikuar në Plos One, ndërsa pjesëmarrësit i takuan moshës 45 deri 75-vjeç.