Telegrafi

Qëndrimi ulur, i dëmshëm për shëndetin

Qëndrimi ulur mund të jetë në zyrë, në shkollë, në makinë, para kompjuterit, apo televizionit. Pra, i dëmshëm është vetëm numri orëve që qëndron ulur, pa u ngritur nga vendi. Studime të mëparshme kanë treguar se njerëzit që e kalojnë pjesën më të madhe të ditës ulur kanë më tepër shanse të jetë mbi peshë, të pësojnë infarkt, ose të vdesin para kohe.

Shifrat nga një studim i viteve 2003 dhe 2004 tregojnë se amerikanët kalojnë më tepër se gjysmën e kohës ulur, kryesisht në zyrë, ose në makinë. Kjo është arsyeja që ekspertë të obezitetit po u rekomandojnë punëdhënësve të vendosin pista ecjeje në zyra, ku punonjësit të punojnë dhe lëvizin njëkohësisht. /VoA/