Telegrafi

Qëndrimi ulur dhe shikimi i televizorit, reduktojnë jetën

“Ky është studim i popullsisë. Ai nuk mundet t’u thotë se çfarë efekti do të arrini nëse çoheni nga sofa. Megjithatë, nëse gjeneratat e ardhshme kalojnë më shumë kohë në lëvizje, ka shumë mundësi që do të jetojnë më gjatë. Shumica prej nesh gjatë ditës kalon më shumë se tri orë në pozitën ulur prandaj ky synim tani është mjaft optimist", ka thënë profesori David Spiegelhalter; ekspert për vlerësimin e rrezikut.

Çdo ditë kemi gjithnjë e më shumë dëshmi që sa më shumë kohë kalojmë duke qëndruar ulur, aq më të pashëndetshëm jemi. Disa hulumtime kanë lidhur qëndrimin ulur dhe shikimin e televizorit me diabetin dhe sëmundjet e zemrës.

Në hulumtim janë përfshirë 167.000 persona, megjithatë nuk janë evidentuar stilet e tyre të jetës. Nuk dihet se cilët prej këtyre personave kanë qenë me shëndet të dobët edhe para hulumtimit, transmeton BBC.

Megjithatë, ekspertët besojnë që këto vlerësime, të cilat janë të bazuara në pesë hulumtime të mëdha, janë të pasigurta në parashikimin e rreziqeve individuale. /Telegrafi/