Site icon Telegrafi

Qëndrimi rrezikshëm para valëve gjigante, të shkaktuara prej stuhisë së fuqishme

Valët gjigante ngriheshin në disa metra lartësi, në një bregdet në Porthsawl të Wales, mirëpo kjo nuk i pengoi një të riu që të pozonte për fotografi, në atë hapësirë të rrezikshme.

Bashkë me të, ishin edhe shumë të tjerë, që fotografoheshin nga miqtë e tyre, me një prapavijë dramatike, të shkaktuara prej stuhisë së fuqishme që arrinte deri në 120 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.

Në shumë pjesë të Anglisë dhe Midlands, është ndezur alarmi i verdhë i nivelit të rrezikshmërisë që përbën moti. Derisa në Skoci, gjendja ishte edhe më e vështirë, pasi që të reshurat kanë shkaktuar edhe vërshime.

Me gjithë paralajmërimet e rojave të sigurisë, bregdetet në Wales janë mbushur me shikues që donin t’i shihni valët gjigante, derisa qëndronin rrezikshëm pranë tyre dhe shkrepnin edhe fotografi mjaft të mira. /Telegrafi/

Exit mobile version