Site icon Telegrafi

Qëndrim Zyba thotë se ditët e mira për Kosovën do të vijnë shpejt

Mesfushori i Kosovës, Qëndrim Zyba, dha një intervistë të shkurtër për media pas humbjes me rezultat 1-0 ndaj Bjellorusisë.

Zyba theksoi se tifozët meritojnë më shumë, por u shpreh i sigurtë se ditët e mira do të vijnë shpejt.

“Më vjen keq për tifozët dhe shtetin e Kosovës se meritojmë më shumë, e kemi pasur ëndërr të kualifikoheshim. Por, nuk ecën gjithmonë, kishim shanse por nuk konkretizuam. Pëuam nga hiçi dhe kundërshtari më pas u tërhoq mbrapa, ishte e vështirë”, ka thënë fillimisht Zyba.

“Është një ndjenjë që nuk e përshkruaj dot, të jem këtu dhe të përfaqësoj shtetin tim. Mund të japim edhe më shumë, por duhet kohë që të njihemi me njëri-tjetrin. Do të vijnë shpejt ditët e mira sepse kemi cilësi”.

“Kombëtarja është një shtysë për të bërë një hap më të madh në karrierë, pse jo edhe në merkaton e janarit”, përfundoi Zyba./Telegrafi/

Exit mobile version