Site icon Telegrafi

Qëndrim Zyba i shtohet listës së Kosovës për ndeshjet me Islandën

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka ftuar për dy ndeshjet e play-offit të Ligës së Kombeve kundër Islandës edhe mesfushorin Qëndrim Zyba.  

Mesfushori qendror i skuadrës çeke Slovan Liberec , paraprakisht ishte pjesë e listës së zgjeruar.  

Në këtë edicion, Zyba është paraqitur në 14 ndeshje në kampionatin çek, ka shënuar 1 gol dhe ka asistuar 1 herë. 

Të shtunën, ai hyri si zëvendësues në minutën e 64-të në fitoren kundër Sparta Pragës. 

Detajet lidhur me këtë ftesë, por edhe për listën e futbollistëve dhe pritjet e tij nga ky grumbullim, Foda do t’i japë nesër (e hënë) në konferencën për media , e cila mbahet në orën 12:00, në hotel ‘Emerald’ . 

Lexo po ashtu Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Ndërkohë, Dardanët do ta zhvillojnë stërvitjen e parë, të hënën, në orën 17:30 në Kampin Nacional në Hajvali. /Telegrafi/

Exit mobile version