Site icon Telegrafi

Qëndrim Ramadani në Turqi sulmoi me bomba zvicerane

Personi që ka marrë pjesë në një pritë në Turqi ku vriten tre persona (nga të cilët dy policë turq), Qëndrim Ramadani, ka përdorur armatim të prodhimit zviceran.

Ramadani, i cili është dënuar nga një gjykatë turke në muajin qershor me 176 vjet e gjashtë muaj burg, është rritur në Zvicër, prej nga është dëbuar në vitin 2013 për shkak të një numri veprash penale.

Lexo po ashtu Paralajmërimi në shqip i ISIS-it për muajin e Ramazanit: Bëhuni gati për luftë dhe pushtime

Mediat zvicerane shkruajnë se ai është radikalizuar më vonë, pasi që është dëbuar nga Zvicra dhe me kohë i është bashkuar ISIS-it.

Siç shkruan gazeta “Sonntagsblick”, duke iu referuar të dhënave nga gjykata, granatat e dorës që i ka përdorur ai krahas kallashnikovëve dhe armëve tjera, kanë qenë prodhim zviceran.

Lexo po ashtu Ja kush janë xhihadistët shqiptarë që vranë policët turq

Aty shkruan se “te Ramadani janë gjetur dy granata të tipit ‘high explosive fragmentation HG86 SM8-03…’ që janë prodhim i fabrikës zvicerane të pajisjeve ushtarake Ruag”.

Se si kanë arritur këto granata në duart e terroristëve islamikë, ka një histori të veçantë, përcjell albinfo.ch.

Lexo po ashtu Prokurori turk kërkon 285 vjet burg për Qendrimin nga Kosova

Nga eksporti që Zvicra kishte bërë në Arabinë Saudite në vitin 2012, një pjesë e armatimit kishte rënë në duart e luftëtarëve sirianë dhe pastaj ka qenë e lehtë që ato të bien edhe në duart e ISIS-it. Gazeta SonntagsZeitung atëbotë e kishte problematizuar këtë rast.

Përgjegjësit për informim në Ruag kanë deklaruar se prodhimet e tyre nuk u jepen terroristëve dhe se ka vepruar në përputhje me ligjet e vendit kur i ka shitur armatim një shteti si është Arabia Saudite.

Exit mobile version