Telegrafi

Qëndrim në klubet e natës, mësohet arsyeja që u përjashtuan tre futbollistët nga Kombëtarja

Federata e Futbollit të Kosovës dhe përzgjedhësi Franco Foda kanë përjashtuar tre futbollistë nga grumbullimi.

Arijanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë futbollistët e përjashtuar.

Nga burime brenda Federatës së Futbollit të Kosovës, kanë bërë me dije për Klankosova.tv, se arsyeja e përjashtimit të Edon Zhegrovës, Arjanet Muriq, Florent Muslijës nga kombëtarja është qëndrimi i vonë në klube të natës.

Sipas burimeve, kjo nuk ishte hera e parë që ata veprojnë kështu.

Më herët gjatë ditës, FFK-ja, me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda tre futbollistët I përjashtoi nga ekipi i Kombëtares së Kosovës.

Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së.