Telegrafi

Qëndrim Kida nuk do të jetë trajner i Malishevës

Qëndrim Kida nuk do të jetë trajner i Malishevës për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll, pasi klubi dhe trajneri kanë ndarë rrugët.

Kida e drejtoi Malishevën në 26 ndeshje në të gjitha garat dhe arriti 13 fitore, pesë barazime dhe tetë humbje.

“Faleminderit për Bashkëpunimin trajner! Pas një periudhe të shkëlqyeshme bashkëpunimi, klubi dhe kryetrajneri Qëndrim Kida, me rastin e përfundimit të kontratës së trajnerit, ndajnë rrugët. Dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për përkushtimin, profesionalizmin dhe mbështetjen që na keni ofruar gjatë kësaj kohe”.

“Ju urojmë suksese të mëtejshme në çdo hap të karrierës suaj dhe shpresojmë që të kemi mundësinë të bashkëpunojmë përsëri në të ardhmen. Faleminderit për gjithçka që keni bërë! Me respekt dhe mirënjohje, FC Malisheva”, ka shkruar klubi.

Kida e drejtoi Malishevën edhe në Ligën e Konferencës, ku në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës u eliminuan nga Buducnosti i Malit të Zi. /Telegrafi/