Site icon Telegrafi

Qendrim Gashi: T’ia japim 90 ditë rektorit të ri

Sipas Gashit, rektori i ri Ramadan Zejnullahu, i meriton 90 ditë në udhëheqjen universitare, e tek pastaj mund të vlerësohet puna e tij.

“Së shpejti do ta fillojë mandatin e tij dyvjeçar rektori i ri, prof. Ramadan Zejnullahu. Disa profesorë e studentë po frikësohen se do t’i humbin privilegjet e jashtëligjshme dhe të pamerituara dhe andaj do të mundohen ta pengojnë rektorin e ri. Diçka e tillë nuk duhet lejuar nga Këshilli Drejtues dhe MASHT-i. Le t’ia japim 90 ditë rektorit të ri dhe pastaj le ta vlerësojmë të gjithë. Alternativa tjetër është vazhdim i shkatërrimit të UP-së”, ka shkruar Gashi në Facebook./Telegrafi/
 

Exit mobile version