Telegrafi

Qëndrim Arifi nga INPO: Përparim Rama është duke i ikur programit qeverisës

Qëndrim Arifi nga Organizata INPO ka thënë se deri më tani qeverisje në Prishtinë ka qenë kaotike dhe e pabazuar në planin elektoral.

“Vërejmë se plani qeverisës apo i premtuar në fushatë nuk ka lidhje me ato që po i bën deri më tani kryetari i Prishtinës, Përparim Rama”, tha ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Arifi thotë se njëra nga dëshmitë është Rruga A, projekti për të cilin ende nuk ka nisur pavarësisht se komunarët pretendojnë të kundërtën.

Përfaqësuesi nga shoqëria civile thotë se në raportin tremujorë të qeverisjes në Prishtinë, nuk ka pasur asnjë dëshmi për punët që janë kryer.

“Janë bashkangjitur disa deklarata për një numër të caktuar të memorandumeve derisa nuk kemi parë konkretisht asnjë memorandum se çfarë është nënshkruar nga kryetari i komunës”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Arifi thotë se duhet përshëndetur takimet e Ramës me qytetarë por sipas tij ka diçka që nuk shkon.

“A do të bëhet tash edhe një tjetër plan program nga ai që veçse kryetari i ka prezantuar para qytetarëve. Pra transformimi është në programin qeverisës. Tash ky kërkon ide tjera për një tjetër program. Kjo do të thotë se Rama nuk po bazohet në programin qeverisës”.

Ai thotë se edhe në raport me transparencën, qeverisja aktuale në Prishtinë nuk është më mirë se ajo paraprake./Telegrafi/