Site icon Telegrafi

Qëndresa, më e mira përsëri!

“Jam shumë e kënaqur me vlerësimin që më është bërë. Falënderoj Federatën e Futbollit, bashkëlojtaret, trajnerin Suad Keçi dhe Afërdita Fazliun për mbështetjen e madhe që më kanë dhënë gjatë gjithë kohës. Ky çmim më motivon edhe më shumë të punoj në të ardhmen dhe të kam suksese të reja”, ka thënë Qëndresa Krasniqi, për Epokën e Re.

Futbollistja e Prishtinës ka treguar se shumë shpejt do të transferohet në futbollin gjerman për ta vazhduar karrierën futbollistike. Krasniqi thotë se është duke punuar shumë të ketë sukses edhe në këtë vend.

“Pres që karrierën ta vazhdoj në futbollin evropian, në Gjermani. Besoj se edhe aty do të kam sukses, pasi jam duke punuar në mënyrë intensive për faktin se në futbollin evropian kërkohet shumë më shumë se në Kosovë”, ka shtuar ajo, transmeton Telegrafi.

Mbretëresha e futbollit kosovar ka treguar edhe për një brengë tjetër. Krasniqi ka thënë se futbollistet e skuadrës nga kryeqyteti po luajnë pa asnjë cent dhe të gjitha janë të pakënaqura me këtë situatë.

“Jemi duke luajtur pa rroga dhe jemi shumë të pakënaqur me këtë dukuri. Shpresojmë se kjo situatë të ndryshojë dhe ne të paguhemi. Asnjëherë nuk kemi marrë të holla”, ka treguar Krasniqi. /Telegrafi/ 

Exit mobile version