Telegrafi

Vaksinimi anti-COVID edhe të shtunave

Qendrat e Vaksinimit nëpër Kosovë do të punojnë edhe të shtunave, në bazë të masave të reja që pritet të merren nga Qeveria e Kosovës.

Kërkesë për shtimin e vaksinimit kanë bërë kryetarët e komunave të Kosovës, gjatë takimit me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kështu kanë bërë të ditur përmes një komunikate për medie, nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Lexo po ashtu Masat e reja anti-COVID: Mbyllen klubet e natës, restorantet dhe sallat e dasmave hapur deri në ora 22:30

“Ata kërkuan nga Ministri Vitia shtimin e vaksinimit, për shkak të situatës emergjente të punohet në këtë proces edhe ditëve të vikendit, të lejohen komunat për staf shtesë në këtë situatë emergjente me pandeminë Covid-19, të ofrohen shujta për stafin e angazhuar në Qendrat e Vaksinimit”, thuhet në komunikatë.

Lexo po ashtu Kryetarët e komunave pajtohen me masat e reja anti-COVID që pritet të miratohen

Tutje bërhet e ditur se, “Ministri Vitia tha në fund se tash në Qendrat e Vaksinimit do të punohet edhe të shtunave ndërsa sa i përket barnave esenciale kemi marrë gjitha masat por janë 200 aktivitete të prokurimit dhe nuk mund të përshpejtojmë për shkak procedurave”. /Telegrafi/