Pas 47 ditëve prej se ka kaluar faza e dytë drejt realizimit të projektit të Qendrës Turistike “Borea”, tri kompani pritet që nesër t’i dorëzojnë ofertat e tyre.
Këto kompani janë tri kompani të cilat i kanë plotësuar kushtet për t’i dorëzuar ofertat e tyre për ta realizuar këtë projekt.
Bëhet fjalë për tri kompani ndërkombëtare: kompania franceze ‘Poma SAS’, kompania sllovene ‘GH Holding d.d’, si dhe konsorciumi italiano – slloven ‘Leitner AG SPA & FILAV SA’.
Ndryshe, “Borea” po konsiderohet si qendra më e madhe turistike në rajon, e cila do të ngre shtatë në qytetin perëndimor të Kosovës.
Kjo qendër është vetëm 900 metra larg qendrës së qytetit të Pejës, ndërsa pozita gjeografike e bën atë njërën ndër qendrat më të mira në rajon.
Për 13 minuta mund të arrihet lartësia mbidetare prej 2400 metrash – me kapacitet shfrytëzimi për katër stinët e vitit. /Telegrafi/