Secili dyqan që shet sandale me diamante, rubinë apo safirë duhet të merr masa të larta të sigurisë.
Por, vetëm një qendër tregtare në botë, ka marrë masa aq të rrepta sigurie, sa të vë në përdorim edhe një kobra gjigante, transmeton Telegrafi.
Në këtë formë, qendra tregtare Herrods ka vendosur ta shfrytëzojë një gjarpër në një filiale të Londrës – dhe sandalja Rene Caovilla, që ka diamante të rralla, është ekspozuar në siguri të lartë.
Shfrytëzimi i reptilit të rrezikshëm gjatë vitit 2007, është një prej masave më ekstreme të sigurisë, që Harrods i ka përdorur ndër vite, që do të shpaloset gjatë një dokumentari që transmetohet gjatë këtyre ditëve.
Ish-shefi i sigurisë, Ray Wildind ka bërë të ditur se këto sandale janë ndër gjërat më të shtrenjta që janë vënë në shitje – në qendrën e njohur për blerës, që janë në gjendje të shpenzojnë shumë – teksa gjëja e vetme, që ishte më e shtrenjta ndonjëherë ka kushtuan 500 mijë funte.
“Blerësit thjeshtë mund të vinë në kohë të drekës dhe pasi të kenë ngrënë të blejnë edhe një qafore emeraldi që kushton 350 mijë funte”, ka thënë Wildwind.
Harrods është hapur më 1849, teksa sot është e përhapur në 330 filiale në mbarë botën, ku shërbejnë gjithsej 12 mijë punëtorë.
Për çdo vit, kjo qendër tregtare vizitohet nga 15 milionë blerës. Vetëm gjatë vitit të kaluar, ata kanë shpenzuar aty rreth dy miliardë euro. /Telegrafi/