Blerësit që shkojnë në një qendër tregtare në Essex të Anglisë, kanë mundësi të ecin shpejtë nëpër shtigjet e veçanta, pa u penguar nga të pranishmit.
Të tjerët që nuk e kanë me nguti dhe duan të shikojnë të qetë nëpër vitrina, nuk do të bezdisen prej klientëve që iu kërkojnë të largohen prej rruge, transmeton Telegrafi.
“Ka shumë klientë që nuk blejnë asgjë, vetëm shikojnë mallrat e ekspozuara, teksa të tjerët e dinë për ku janë nisur dhe iu ndërpritet lëvizja”, thuhet në raportin e qendrës afariste.
Gjatë festave të fund vitit, besohet se britanikët shpenzojnë mbi gjashtë orë duke kërkuar dhe blerë dhurata për të afërmit.
Vonesa për të gjetur dhuratat adekuate, besohet të jenë pikërisht ata që rrinë korridoreve dhe pengojnë qarkullimin kur ka shumë tollovi. /Telegrafi/