Site icon Telegrafi

Qendra tregtare përfshihet nga zjarri, disa të vdekur në Indi – pamjet tregojnë se si njerëzit hidheshin nga ndërtesa (Video)

Të paktën 15 njerëz kanë gjetur vdekjen kur në një qendër tregtare në Indi është përfshirë nga zjarri.

Siç kanë raportuar mediat, përcjell Telegrafi, kishte njerëz të cilët u hodhën nga një ndërtesë në qytetin Surat në perëndim të vendit, për të ikur nga zjarri.

Ndërkohë, sipas zjarrfikësve, rreth 25 vetë ishin bllokuar në kompleks.

Kryeministri Narendra Modi ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave.

“Jam shumë i pikëlluar nga tragjedia në Surat, dua që të plagosurit të shërohen shpejt”, shkroi Modi në llogarinë e tij të Twitter, duke shtuar se ai urdhëroi autoritetet të ndihmonin viktimat. /Telegrafi/

Exit mobile version