Një burrë i ishte filmuar duke kërcyer nga kati i tretë i një qendre tregtare të përfshirë nga flakët në Kemerovo të Rusisë, pasi tymi e kishte detyruar atë të rri në një dritare.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje në të cilat shihet një turmë e njerëzve të cilët mund të shihen në tokë duke u përpjekur ta kapin atë.
Ndonëse nuk është e qartë nëse ai kishte mbijetuar, Komiteti hetues i Rusisë tha se tri gra, një burrë dhe një fëmijë ishin supozuar të vdekur nga zjarri.
Çfarë shihet në video është momenti kur i riu kërcen nga ndërtesa dhe një turmë e njerëzve në dukje të përgatitur për të kapur atë.
Zjarri masiv shpërtheu në qendrën tregtare Kemerovo të dielën pasdite.
Ndërkohë, shërbimet e emergjencës kanë njoftuar se të paktën 53 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur. /Telegrafi/