Telegrafi

Qendra tregtare me këndin shpëtimtar për burra, kur gratë e tyre bëjnë shoping (Foto)

This mall has a 'husband nursery' where you can leave your husband in peace while you shop Credit: China News

Në Shangai të Kinës është hapur një qendër tregtare, që e ka një vend të destinuar për të pushuar burrat, teksa gratë e tyre bëjnë pazar.

Hapësira që është quajtur ‘kopsht për burra’ ka divane të mëdha dhe të rehatshme, karrige për masazh, televizion, materiale për të lexuar dhe pije, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, ky vend nuk është i ndaluar për gratë, por pritet të jetë më shumë i pëlqyer nga bashkëshortët e tyre.

“E dua një në qytetin tim. Jam i lodhur nga pritjet derisa vjen gruaja”, është një koment për këtë rast. /Telegrafi/