Telegrafi

Qendra Tregtare e Qytetit të Shkupit për gjashtë muaj ka fituar mbi 25 milionë denarë

Shoqëria aksionare Qendra Tregtare e Qytetit të Shkupit, në periudhën nga 1 janari deri në 30 qershor të këtij viti, ka arritur fitim të përgjithshëm me vlerë prej 25.041.000 denarë, kështu tregon bilanci i suksesit i publikuar në Berzën e Maqedonisë.

Në të njëjtin gjysmëvjetor, Qendra Tregtare ka arritur fitim prej rreth 24 milionë denarë, njofton Portalb.

Të ardhurat e përgjithshme nga fitimi në gjashtëmujorin e parë të vitit kanë qenë 99.398.000 denarë, përderisa në të njëjtën periudhë vjet, kanë arritur në 105.332.000 denarë. /Telegrafi/