Telegrafi

Qendra tregtare Albi Mall u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen!

Qendra më e madhe tregtare në rajon Albi Mall, duke qenë në vazhdimësi nën masa për mbrojtje nga COVID-19 i bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen me qëllim që të parandalojmë ndonjë valë tjetër të mundshme e cila mund të na kushtojë secilit me humbje të personave më të dashur

Mundësia për parandalimin e pandemisë e cila ka kapluar tërë botën, tashmë është vaksinimi, prandaj për të qenë sa më të mbrojtur, qendra tregtare Albi Mall bën thirrje për vaksinim dhe gjithashtu obligon çdo konsumator që të vendos maskën përbrenda hapësirave të Albi Mall-it me qëllim që të evitojmë çdo mundësi të infektimit nga ky virus

Bazuar në Planin e Veprimit për vaksinimin kundër COVID-19, në Kosovë vaksinimi masiv kundër COVID-19 ka filluar me 15 qershor.

Vaksinohuni, vendosni maskat dhe ejani në Albi Mall, vendin e familjes tuaj!