Telegrafi

Qendra të biznesit nëpër komuna

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku tha se Qendrat Komunale të Biznesit kanë për qëllim zhvillimin e sektorit privat.

“Nga ky projekt përfitojnë bizneset e vogla te cilat kanë resurse të kufizuara dhe shpesh nuk kanë njohuri mbi obligimet e ndryshme ligjore. Themelimin e qendrave komunale të biznesit e shohim jo vetëm si zyrë për regjistrimin e biznesit, por si qendër për ofrimin e një pakoje të madhe shërbimesh përfshirë sigurimin e lejeve të ndryshme në komunë e deri të konsulenca e drejtpërdrejtë për investime në fusha të ndryshme në komunën përkatëse”, theksoi minisatri Zharku.

Ky projekt është pjesë e dytë e programit që ka filluar Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve, që vepron në kuadër të MTI-së, e që ka ndikim domethënës në përmirësimin e ambientit të biznesit në Kosovë.

Në fazën e parë të programit janë përzgjedhur tetë komuna për hapjen e Qendrave Komunale të Biznesit, ndërkaq në fazën e dytë janë përzgjedhur 14 komuna. /Telegrafi/