Site icon Telegrafi

Qendra Sizmologjike Evropiane: Është kufizuar numri i pas-goditjeve nga tërmeti në Shqipëri

Qendra Sizmologjike Europiane e Mesdheut  bënë të ditur se intensiteti i lëkundjeve nga tërmeti në Shqipëri po ulet.

Në një postim në Twitter, kjo qendër shkruan se ende ndihen goditje afër zonave të prekura nga tërmeti, por se intensiteti i tyre është zvogëluar.

“Siç pritej, pas tërmetit numri i goditjeve në ditë po zvogëlohet. Ende ka lëkundje afër zonave të prekura nga tërmeti, por është kufizuar aktiviteti i pas-goditjeve. Shpresojmë që kufizimi i aktivitetit të pas goditjeve të vijojë që miqtë tanë dhe njerëzit në Shqipëri të munden të qëndrojnë të qetë” thuhet në postimet e (EMSC)”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

 

Exit mobile version