Qendra shtetërore e provimeve ka nisur një grevë për paga më të larta, çka e bën të pamundur zhvillimin e provimit të maturës shtetërore.
Sindikata kërkon nga Ministria e Financave miratimin e ndryshimeve tashmë të nënshkruara në kontratën kolektive, me të cilat, siç thonë ata, punonjësit do të merrnin paga dinjitoze.
Theksohet se të 29 punonjësit janë anëtarë të sindikatës, ndërsa nëse greva do të zgjaste më shumë se 1 javë do të nënkuptonte pamundësinë e kryerjes së maturës shtetëror.
“Të gjitha proceset në juridiksionin e Qendrës Shtetërore të Provimeve (Matura Shtetërore, testimi shtetëror, trajnimi dhe provimi për drejtorët, provimet e praktikantëve, testimi ndërkombëtar TIMS etj.) do të ndërpriten deri në marrjen e miratimit nga Ministria e Financave”, tha thuhet në njoftimin e Sindikatës.
Nga atje shtojnë se në këtë moment 11 nga gjithsej 29 të punësuar në pozita të ndryshme janë të barabartë dhe kanë pagë minimale prej 20.000 denarë./Telegrafi/