Qendra shëndetësore Shkup informon se për shkak të gjendjes së coronavirusit, pikat e vaksinimit në të gjitha poliklinikat janë të hapura çdo ditë nga ora 12:00-18:00.
“Të nderuar prindër dhe përdoruesit më të rinj të shërbimeve shëndetësore. Ju informojmë se për shkak të gjendjes aktuale me coronavirus, pikat e vaksinimit në të gjitha poliklinikat tona funksionojnë nga ora 12:00 deri në ora 18:00. Vaksinimi po zhvillohet pa probleme sipas kalendarit të imunizimit. Faleminderit për mirëkuptimin dhe ruhuni”, thuhet në deklaratë./Telegrafi/