Në kushtet kur nga Ministria e Shëndetësisë paralajmërohen investime të mëdha në shëndetësi dhe se shëndetësia është ndër më të mirat në rajon, situata në terren e tregon të kundërtën, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Fokus” njofton se kanë pranuar një fotografi nga disa pacientë me njl mesazh në derën e Qendrës për urgjencë, ku mund të shihet se në derë shkruhet “mos e hapni derën, është e prishur”./Telegrafi/