Telegrafi

Qendra për Studime Universitare e FSK-së merr emrin ‘Wesley Clark’

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka emëruar shkollën e oficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës si Qendra e Studimeve Universitare “Wesley Clark”.

Këtë ministri e bëri të ditur në një konferencë për media pas takimit që zhvilloi me gjeneralin amerikan.

“Për nder të gjeneralit historik do të emërojë shkollën tonë të oficerëve me emrin Qendra e Studimeve Universitare ‘Wesley Clark'”, ka thënë Mehaj.

Lexo po ashtu Gjenerali Clark: Populli i Kosovës është shembull për botën, jam i lumtur që po qëndroj në Prishtinë

Gjenerali Clark pas takimit me ministrin tha se do të takojë edhe zyrtarët e Qeverisë.

“Jam shumë i lumtur që jam në Kosovë. Pres të takoj zyrtarët e Qeverisë, dhe të uroj kryeministrin dhe ministrat për detyrën. Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë”, tha Clark.

Ndryshe, ai është pritur me nderime të larta ushtarake në Kosovë. /Telegrafi/