Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka emëruar shkollën e oficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës si Qendra e Studimeve Universitare “Wesley Clark”.
Këtë ministri e bëri të ditur në një konferencë për media pas takimit që zhvilloi me gjeneralin amerikan.
“Për nder të gjeneralit historik do të emërojë shkollën tonë të oficerëve me emrin Qendra e Studimeve Universitare ‘Wesley Clark'”, ka thënë Mehaj.
Gjenerali Clark pas takimit me ministrin tha se do të takojë edhe zyrtarët e Qeverisë.
“Jam shumë i lumtur që jam në Kosovë. Pres të takoj zyrtarët e Qeverisë, dhe të uroj kryeministrin dhe ministrat për detyrën. Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë”, tha Clark.
Ndryshe, ai është pritur me nderime të larta ushtarake në Kosovë. /Telegrafi/