Site icon Telegrafi

Qendra për Shëndet Publik – Kumanovë regjistroi 18 raste të reja me COVID-19, humbin jetën dy pacientë

Qendra për Shëndet Publik – Kumanovë gjatë 24 orët e fundit regjistroi 18 raste të reja me coronavirus, ku 17 prej tyre janë nga Kumanova dhe një nga Likova.

Po ashtu kanë humbur jetën edhe dy pacientë, njëri 64-vjeçar dhe tjetri 72 vjet.

“Në mesin e të infektuarve ka tre punonjës shëndetësor, dy infermiere dhe një mjek që punon në Kumanovë. Të tjerët janë kontakte të personave tashmë të infektuar”, deklaroi Arif Latifi, drejtori i QSHP-së.

Sot në Kumanovë po ashtu janë bërë 38 testime për coronavirus./Telegrafi/

Exit mobile version