Telegrafi

Qendra për Menaxhim me Kriza Maqedoni: Gjatë stuhive të mos lëvizni përgjatë shtretërve të lumenjve

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes për shkak të motit të ligë dhe stuhisë.

Ata u bëjnë apel qytetarëve që gjatë motit të ligë të mos frekuentojnë disa vende të caktuara.

“Krahas rekomandimit për kryetarët e komuanve dhe subjektet në sistemin për menaxhim me kriza për ndërmarrje të masave parandaluese, duhet t’u bëhet thirrje qytetarëve të mos lëvizin përgjatë shtretërve të lumenjve gjatë motit të ligë”, thonë nga QMK.

Ata shtojnë të mos qëndrohet në zona që janë nivel më të ulët për shkak të rrezikut për përmbytje dhe nëse rast stuhie, qytetarët duhet të jenë të kujdeshëm./Telegrafi/