Qendra për Komunikime Civile sot e publikoi Raportin për furnizimet publike për mbrojtje nga COVID-19, i përgatitur në bazë në monitorimit të thellë në procedurat për furnizime publike të mallrave, shërbimeve dhe punëve kontratat e të cilave janë lidhur në gjysmën e dytë të vitit 2021.
Monitorimi detektoi se furnizimet publike në lidhje me COVID-19 edhe në gjysmën e dytë të vitit 2021, gjegjësisht edhe pas më shumë se një viti nga fillimi i krizës, janë të shumta me probleme dhe rreziqe nga korrupsioni dhe se vlerat e vlerësuara të furnizimeve edhe më tutje janë shumë më të larta nga çmimet e mara në tenderë.
Si problem theksohet edhe ajo se kur ka një ofertues ose mbetet një ofertues pas eliminimit të ofertave të tjera në fazën e vlerësimit, gati pa përjashtim çmimi i ofruar korrespondon ose është shumë afër vlerës së vlerësuar së furnizimit edhe pse ajo nuk është shpallur publikisht, që çon në marrëveshjet paraprake të jashtëligjshme ndërmjet institucioneve që furnizohen dhe firmave ofertuese.
“Edhe më tutje ka diferenca të mëdha në çmime për të njëjtat produkte, të blera në të njëjtën periudhë kohore, që shkojnë deri në 500 për qind, kur blejnë reagentë, ka një varësi afatgjate nga kompania, aparatura e testimit të së cilës përdoret nga institucioni, që përmban rrezikun e pagesës së çmimeve të larta për reagentët dhe mundësinë e korrupsionit, si dhe dokumentacioni i dobët i procedurave tashmë jotransparente me negocim pa publik të shpalljes , punësimi i të huajve dhe kompanive për realizimin e furnizimeve publike sjell rreziqe të larta nga konflikti i interesave dhe korrupsioni”, tregon Raporti.
Sipas hulumtimit, si furnizime publike për KOVID-19 janë produkte të blera të cilat nuk kanë lidhje me pandeminë. Shembull për këtë është automjet me timon të lëkurës, gjashtë altoparlantë dhe ngjyrë metalike.
“Ky Raport është përgatitur në bazë të monitorimit të thellë të 40 procedurave për furnizime publike të mallrave, shërbimeve dhe punëve për mbrojtje nga KOVID-19, marrëveshjet e të cilave janë lidhur në gjysmën e dytë të vitit 2021, pra nga 1 korriku deri në 31 dhjetor 2021. Procedurat e përfshira përfaqësojnë 52 për qind të të gjithë tenderëve për KOVID-19 gjatë periudhës së monitorimit (gjithsej 77 tendera). Vlera e tenderëve të monitoruar është 1,25 milionë euro, që është 30,4 për qind e vlerës së të gjithë tenderëve për KOVID-19 në periudhën e analizuar (4,1 milionë euro)”, njofton Qendra.