Bujqësia do të duhej të ishte tema kryesore e diskutimit mediatik, por për fat të keq kjo nuk është aspak prezente në media. Si duket perceptimi është se kush merret me bujqësi nuk i takon shtresave të larta të shoqërisë dhe gazetarët që merren me këto tema nuk janë aspak të vlerësuar.
E vërtet e hidhur.
Jo vetëm kaq, as institucionet tona nuk është se kanë qen fort të përkushtuara që të merren me zhvillimin e bujqësisë. Gabim i madh, i cili edhe sot e kësaj ditë po i kushton shumë ekonomisë së vendit.
Pse bujqësia u la anash dhe pse mediet nuk u morën pothuajse fare me këtë temë. Duke bërë një kërkim në google për bujqësinë në Kosovë mund të gjesh vetëm disa artikuj, pothuajse fare nuk ka shkrime dhe aktivitete për këtë fushë.
Dhe jo vetëm kaq.
Edhe institucionet vendore pothuajse nuk kanë fare aktivitete përkitazi me bujqësinë, për shumë prej tyre bujqësia zhvillohet vetëm duke dhënë subvencion, ndërsa bujqit dhe prodhuesit vendor kanë shumë më shumë nevojë së kaq.
Në anën tjetër bujqësia në shtetet e zhvilluara ekonomikisht vazhdon të llogaritet së njëri ndër top prioritet që mund të kontribuoj në zhvillimin ekonomik të tyre.
Duke pa gjithë potencialin që vendi ynë ka për zhvillimin e bujqësisë dhe prodhimtarisë dhe duke mas pa pothuajse asnjë aktivitet promovues dhe infromues për këto tema kemi themeluar Qendrën Mediale AGRO, e cila do të jetë vend takim i të gjithëve.
Kjo qendër e cila do të filloj shumë shpejt të funksionalizohet do të jetë vendi i vetëm në Kosovë ku do të takohen, bujqit, prodhuesit, institucionet e vendit dhe të huaja që për synim kanë ngritjen e bruto produktit vendor, informimin, mbajtjen e tryezave të përbashkëta, paraqitjen e vendit tonë si vend i sigurt për investime në këtë fushë, promovimin e prodhimeve vendore, organizimin e takimeve mes bujqve dhe prodhuesve, takimeve mes bujqve dhe shitëseve me pakicë/marketeve të mëdha dhe shumë e shumë aktivitet të tjera.
Jemi të bindur se kjo qendër mediale do të këtë sukses në këto drejtime pasi që synimet janë të qarta dhe arritje e këtyre synimeve është objektivi ynë kryesor.
Duke qenë se kjo qendër është e vetmja e tillë jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë gjithsesi se do të jetë edhe vendtakime i organizimeve të ndryshme rajonale, një të tillë e para e këtij lloji vetëm se është duke u përgatitur dhe shpejt do të bëhet publike data e organizimit.
Pra do të thyhen barierat që tashmë ekzistojnë dhe do të thyhen sterotipet për bujqësinë. Zëri i bujqve, prodhuesve vendor e regjional do të kaloj përmes kësaj qendre mediale tek institucionet përkatëse për të tejkaluar çdo problem të mundshëm dhe për të rritur bashkëpunimin e ndërsjellët.
AGRO Qendra Mediale do të prodhoj në baza javore edhe një emision i cili në tërësi do t’i kushtohet bujqësisë, emision ky që do të përgatitet nga profesionistët e fushës së medias dhe profesorëve të bujqësisë. Rrëfimet që do të vizuelizohen nga ekipi profesionist do të jenë më mesazhe të qarta për fushën e bujqësisë dhe prodhimtarisë dhe do t’u shpërbëjnë bujqve, prodhuesve por edhe institucioneve vendore si udhërrëfyes për arritjen e objektivave të synuara.