Telegrafi

Qendra më e madhe tregtare në Ballkan hapet sot

Wshtë vendosur në grykë të lumit Savë dhe Danub, dhe disponon me hapësirë afariste prej 50 mijë metrave katror në katër nivele dhe me hapësirë për 143 mijë objekte.

Qendra tregtare "Ushçe" do të ketë supermarket të madh, restorane, multipleks kinema me 11 salla, lojëra si dhe garazhë me 1.300 vende për parkim.

Sipas drejtorit ekzekutiv të Kompanisë Robert Shvajcer, rreth një e treta e qiramarrësve të hapësirave afariste do të sjellin brende të reja botërore.

Ndërtimin e Qendrës është financuar nga EFG Eurobank, Banka Nacionale e Greqisë, Unikredit Banka, ndërsa me objektet brenda qendrës do të menaxhojë kompania gjermane "ECE".