Site icon Telegrafi

Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës në Gjakovë merr licencën për të kryer shërbimin e dozimetrisë

Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Arben Vitia, ka bërë të ditur që për herë të parë Qendra Kombëtare e Mjeksisë së Punës në Gjakovë ka marrë licencën për Shërbimin e Dozimetrisë, nga Departamenti për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore.

Shërbimi i Dozimetrisë shërben për të monitoruar ekspozimin ndaj rrezatimit radioaktiv.

Ky shërbim sipas ministrit Vitia do të ofrojë monitorim të saktë dhe të vazhdueshëm, sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, ku përmes kësaj pajisjeje që cilësohet si një nga pajisjet më të avancuara në rajon tashmë do të mbrojtje më cilësore për profesionistët shëndetësorë dhe të gjithë ata që punojnë në mjedise të ekspozuara ndaj rrezatimit.

Në postimin e ministrit Vitia thuhet që përmes ofrimit të këtij shërbimi, që tashmë do të ofrohet në QKMP në Gjakovë, do të kursehen rreth 90 mijë euro, pasiqë më parë monitorimi i ekspozimit ndaj rrezatimit radioaktiv kryhej nga një subjekt privat duke e shtuar kështu edhe koston e këtij shërbimi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version