Site icon Telegrafi

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në Shqipëri, shpall fituesit e Fondit të Përkthimit

Gjashtë autorë të letërsisë shqipe do të flasin në gjuhë të tjera. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka shpallur sot, përmes një ceremonie, gjashtë autorët përkthimet e së cilëve do ti mbështesë në gjuhë të huaja.

Juria e përbërë e kryesuar nga Mimoza Kore vendosi të jenë fitues gjashtë tituj fitues nga 12 aplikime për “Fondin e përkthimit letrar nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj” si dhe gjashtë fitues nga 23 aplikime për “Fondin e përkthimit letrar nga gjuha e huaj në gjuhën shqipe”.

Fondi i përkthimit nga shqipja në gjuhë të tjera

Shtëpia Botuese/Përkthyesi/Autori/Titulli origjinal i veprës/Gjuha e përkthimit

1. Plethora, Eleana Zhako, Fatos Lubonja, Ridënimi, greqisht
2. Besa Mateo, Mandala, Visar Zhiti, Rrugët e ferrit, italisht
3. Vaxikon (gr), Yorgos Goumas, Ben Blushi, Otello, Arapi i Vlorës, greqisht
4. Petergailis (Lit.), Dens Dimin, Ismail Kadare, Gjenerali i ushtrisë së vdekur, lituanisht
5. Eurasia (Gr), Eleana Zhako, Gëzim Qendro, Heronjtë janë të uritur, greqisht
6. Salento, Eda Derhemi, Francesco Ferrari, Romeo Collaku, Mjaltë në teh, italisht

Fondi i përkthimit nga gjuha e huaj në gjuhën shqipe

Shtëpia Botuese/Përkthyesi/Autori/Titulli i veprës/Gjuha nga është përkthyer

1. Dudaj, Adrian Beshaj, Isabel Allende “Përtej dimrit”, spanjisht
2. Onufri, Granit Zela, William Faulkner Absalom, Absalom, snglisht
3. Dituria, Oriana Tamburi, “E bardhë vrastare”, anglisht
4. Pika pa Sipërfaqe, Arben Idrizi, Roberto Calasso, Martesa e Kadmit dhe Harmonisë, italisht
5. Pegi, Gentiana Kasemi, Kazuo Ishiguro, anglisht
6. Albas, Edlira Lloha, Wladyslaw Reymont, Komediana, polonisht.

Exit mobile version