Site icon Telegrafi

Qendra këshilluese e vetme në Maqedoni, e cila zgjidh problemet përmes linjave telefonike

Foto: Ilustrim

Një qendër këshillimi me dhjetëra psikiatër, sociologë, astrologë dhe përkthyes të ëndrrave punon intensivisht dhe merr rreth 100 telefonata më ditë nga e gjithë Maqedonia, edhe pse çmimi për një thirrje është 51 denarë me TVSH të paguar për minutë.

Një e punësuar në këtë qendër thotë se besimi është i garantuar, ndërsa klientët këshillat që i marrin janë objektive, pasi ai nuk njihet me atë që flet. Ajo thotë se, edhe pse thirrja nuk është e lirë, ka telefonues që duan të flasin deri në një orë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Problemet me të cilat merret kjo qendër janë në fushën e dhunës familjare, varësisë nga droga, frika e fëmijëve, ëndrrat, ankthi, problemet arsimore, botën prindërore, marrëdhëniet me partnerin, martesa, depresioni dhe probleme tjera.

“Ne jemi të vetmit në Maqedoni që ofrojmë të gjitha këto shërbime në një vend, edhe pse në të gjithë botën ky lloj këshillimi është shumë popullor. Shumë herë në vend ka pasur përpjekje për të hapur disa linja të ngjashme telefonike për ndihmë në situata të caktuara, por asnjëra prej tyre nuk funksiononte siç ishte menduar. Qendra jonë e shërbimeve këshilluese vepron 24 orë në javë dhe ka operatorë online në çdo kohë, ku ata presin dhe i përgjigjen thirrjeve të klientëve”, thotë menaxherja Marija Gjorgieva.

Më herët në këtë qendër ka pasur edhe linjë të pediatërve, por për shkak të ndjeshmërisë së temës dhe mundësisë që prindërit të vepronin në mënyrë të papërgjegjshme ndaj fëmijëve të tyre, kjo linj nuk punon më./Telegrafi/

Exit mobile version