Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur”, i shpreh mirënjohje publike deputetit të Parlamentit të Suedisë, Magnus Jakobsson, për nismën që Feride Rushiti dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) të nominohen për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2025.
“Urojmë që ky nominim të kurorëzohet me sukses, sepse zonja Feride Rushiti dhe qendra që udhëheq, kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për trajtimin e plagëve të mëdha të viktimave që pësuan nga lufta e viteve 1998-1999”, thuhet në komunikatën për media të QKRMT-së.