Telegrafi

Qendra e skijimit në Brezovicë e mbyllur sot dhe nesër

Rreziku nga ortekët e mundshëm të borës ka bërë që Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ta mbajë të mbyllur për turistë edhe këtë vikend qendrën e skijimit në Brezovicë.

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit njofton se nesër është planifikuar që FSK të bëjë rrëshqitjen dhe largimin dhe eliminimin e dy ortekëve potencialë.

Sipas Agjencisë, pas një takimi me përfaqësuesit e KFOR-it dhe FSK-së për gjendjen aktuale në Brezovicë kanë dalur me një konkludim se 5 nga 7 pikat kritike për ortekët nuk paraqesin rrezik për vizitorë.

Ndërsa, dy prej tyre, siç thuhet në njoftim janë me rrezikshmëri të mesme. /Telegrafi/