Një qendër e re e komandës për reagim të shpejtë të NATO-s do të vendoset në qytetin jugor gjerman Ulm.
Qendra do të vendoset në kazermat e Wilhelmsburg, në Hamburg, që tashmë është vendndodhja e një qendre komande shumëkombëshe për ndërhyrjet ndërkombëtare për zgjidhjen e krizave.
Vendimi për vendosjen e qendrës së komandës në Ulm, do të njoftohet zyrtarisht në fund të javës së ardhshme, pas takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s që mbahet në Bruksel, njoftoi një burim i Aleancës. /kp/Telegrafi/