Sipas Tv Sitel, në hapësirë prej 90 hektarëve në Komunën e Gjorçe Petrovit do të ndërtohet qendra e re klinike.
Vendimi përfundimtar deri në fund të muajit duhet ta sjell Qeveria, por sipas analizave të deritashme dhe vlerësimeve të autoriteteve shëndetësore, vendi nën rrotullimin në dalje të Shkupit për në Tetovë, i quajtur “Vele Pole” është renditur më mirë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë motologjinë e saj për të shënuar vendet e propozuara dhe ka pasur debat ekspertësh me përfaqësues nga disa institucionet shtetërore dhe arkitektë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Bëjmë testime se di do të duket objekti, biseduam me drejtorët e klinikave se çfarë ju duhet. Nga 400 deri 500 milion euro do të kushtojë ndërtimi dhe jemi duke kërkuar partnerët për kreditim për qendrën e re klinike. Kemi sinjale pozitive nga banka pranë Këshillit të Evropës që është partner disavjeçar dhe jam i bindur se do të gjejmë”, thoë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe./Telegrafi/